Shpresë për Bellingham? Real Madridi e dërgon rastin në CAS
Pasi apelimi nuk u pranua, tani Real Madridi ka vendosur që pezullimin me dy ndeshje moslojë të Jude Bellingham, ta çojë në Gjykatën e Arbitrazhit sportiv apo siç njihet ndryshe CAS.
Sipas The Athletic, Reali ka apeluar në CAS pasi Federata Spanjolle e Futbollit refuzoi një apel për të reduktuar dënimin e tij me dy ndeshje. Bellingham u përjashtua me karton të kuq pas disa minutave kaotike të fundit kundër Valencias; Topi hyri në kuadrat dhe fishkëllima e fundit ra përpara se mesfushori anglez të shënonte. Ai më pas i tha gjyqtarit "është një f**king gol" dhe u përjashtua.

Bellingham do të humbasë ndeshjet e Realit kundër Celta Vigos këtë fundjavë dhe Osasuna, por klubi është i vetëdijshëm se çdo vendim i CAS nuk do të vijë në kohë që ai të luajë. Klubi ka argumentuar se Bellingham nuk tha asgjë fyese, por RFEF e hodhi poshtë atë shpjegim. CAS mund ta pranojë si të bazuar.
Bellingham ka qenë në formë të jashtëzakonshme për Realin këtë sezon dhe ka bërë 31 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 20 gola dhe duke regjistruar nëntë asistime. 20-vjeçari është në gjendje të mirë përpara Kampionatit Evropian të kësaj vere.

Bellingham do të duhet të shikojë nga tribuna për dy ndeshjet e ardhshme të Realit. Bellingham mund të kthehet më 31 mars kundër Athletic Club, pas pushimit ndërkombëtar.