‘Shpërthen’ Kuqi pas humbjes nga Llapi: Skandaloze, po luajmë edhe ndaj referave
Trajneri i Feronikelit ’74 Shefki Kuqi ka akuzuar gjyqtarët pas humbjes së pësuan nga Llapi.
Skuadra nga Drenasi u mposht me rezultat 3:2 në “Zahir Pajaziti”, por sipas Kuqit gjyqtarët e vendosen fatin e takimit.
Ish lojtari që luajti në Premierligë e ka vlerësuar si skandaloze këtë përballje, duke pretenduar se Llapi e fitoi pa meritë këtë përballje.
"Për mua sot ka qenë pasqyra më e mira e mundshme për të parë se si mund të bëhet njeriu kampion me të gjitha mënyrat, por jo me futboll".
"Nuk po luajmë vetëm ndaj ekipit kundërshtar, por edhe ndaj referëve. Nuk i frikësohemi askujt. E vetmja frikë që kemi janë referët".
"Për skenat që u bënë në fushë e patë edhe vet, nuk është problemi i imi, është problem i Llapit si e organizon lojën. Por, ky është një skandal për mua", tha ai për “Artmotion”.
Përndryshe, Feronikeli ’74 po lufton që t’i shpëtoi pozitës së rrezikshme në tabelë, vend të cilin momentalisht e ka zënë Gjilani.