“Shpërthen” Ibra: Jemi të zhgënjyer dhe zemëruar - NACIONALE

“Shpërthen” Ibra: Jemi të zhgënjyer dhe zemëruar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Këshilluesi i klubit të AC Milanit Zlatan Ibrahimovic thotë se janë të zhgënjyer me eliminimin nga Liga e Kampionëve.

AC Milani u eliminua nga Liga e Kampionëve të martën pas humbjes 2:1 nga Feyenoordi me rezultat të përgjithshëm.

Ibra ka reaguar menjëherë pas humbjes, ku ndër të tjera shtoi se Milani e humbi vetën lojë pasi Feyenoordi nuk ishte më e mirë.

“Jemi të zhgënjyer dhe zemëruar. Gjyqtari ishte i ashpër te Theo Hernandez në kartonin e dytë të verdhë. Simulim? Ai (Hernandez) nuk është aktor. Kartoni i kuq e ndryshoi lojën”.

“Mund të bënim shumë më shumë. Feyenoordi nuk ishte më e mirë. E vramë vetën”, deklaroi ai ndër të tjera.

Në fund Ibra shtoi: “Ky Milan duhet të bëjë më shumë. Ky ekip është më i mirë se ai kur luajta unë, që e fituam Scudetton”.

Ndërkohë, AC Milanit tani i mbetet të garojë për top katërshe, në mënyrë që ta sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin 2025/26.

Lajme të ngjashme