Shorti i 1/8 së finales në Kupën e Kosovës: Prishtina përballë Dukagjinit, Llapi kundër Lirisë - NACIONALE

Shorti i 1/8 së finales në Kupën e Kosovës: Prishtina përballë Dukagjinit, Llapi kundër Lirisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Llapi do ta vazhdojë mbrojtjen e kurorës së Kupës së Kosovës me një përballje me befasinë e këtij sezoni, Lirinë e Ligës së Parë, e cila e rrëzoi nga gara Dritën në rrethin e kaluar.

Llapi – Liria dhe Prishtina – Dukagjini janë dy ballafaqimet kryesore në rrethin e 16 më të mirëve në Kupën e Kosovës, pas shortit që u hodh sot në Prishtinë.

Skuadra e Tahir Batatinës, e cila e fitoi kupën në dy vitet e fundit, do të luajë me Lirinë, e cila bën gara në Ligën e Parë, apo kategorinë e dytë të futbollit kosovar.

Liria tronditi në rrethin e kaluar, duke e mposhtur gjigantin e Superligës dhe njërin prej favoritëve, Dritën.

Në përballjet e tjera, kampioni i Kosovës Ballkani do të përballet me A&N nga Liga e Parë, Gjilani me Vjosën dhe Trepça ’89 me Feronikelin 74.

Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen më 4 e 5 shkurt 2023, me fituesit që do të kalojnë në çerekfinale.

Flamurtari – Vushtrria

Malisheva – Fushë Kosova

Prishtina – Dukagjini

Ballkani – A&N

Liria – Llapi

Gjilani – Vjosa

Behari – Prizreni

Feronikeli 74 - Trepça 89

Lajme të ngjashme