Shokohet Real Madrid, Marco Asensio vendos t’i bashkohet Barcelonës
Sulmuesi Marco Asensio do ta lërë Real Madridin në verë që t'i bashkohet Barcelonës, me katalunasit që do ta shesin Raphinhan, kështu se paku raporton "Football Transfers".
Spanjolli është pa kontratë në verë dhe tashmë mesa duket ka vendosur përfundimisht që t'i bashkohet rivalit të përbetuar.
27-vjeçari ka qenë i lidhur me disa top klube evropiane si Arsenali dhe Manchester Unitedi, mirëpo ka vendosur të qëndrojë në Spanjë si dhe të punojë nën urdhrat e Xavi Hernandezit.
Real Madrid do të provojë ta bllokojë këtë lëvizje, mirëpo Asensio thuhet se është i zemëruar me klubin madrilen shkaku i minutazhës së ulët, prandaj situata nuk është më në kontroll.
Negociatat mes Asensios dhe Realit për rinovimin e kontratës kanë ngecur që disa javë dhe momentalisht nuk ka shenja që "Los Blancos" të përmirësojnë ofertën për lojtarin.
🚨 EXCLUSIVE: Marco Asensio WILL join Barcelona in the summer
— Football Transfers (@Transfersdotcom) March 11, 2023
📝 By @stevek9KS1TV https://t.co/qVdPH9zPkf
Barcelona është e hapur për të nënshkruar me Asension si agjent i lirë dhe kanë vendosur që pas ardhjes së tij, braziliani Raphinha të shitet, gjithnjë një bazë të raporteve së mediumit në fjalë.
Anësori ka dështuar ta tregojë kualitetin që kur iu bashkua në verën e vitit 2022 edhe pse paraqitjet e tij së fundmi janë përmirësuar, mirëpo me rikthimin e Ousmane Dembele ai do të rikthehet në bankën rezervë.
Duke marrë parasysh edhe gjendjen e rëndë financiare, Barcelona shpreson ta bindë 26-vjeçarin që të largohet në "Camp Nou" që do t'iu ndihmonte edhe në ndonjë transferim tjetër në aspektin ofensivë.
Sa i përket Asensios, ai ka zhvilluar 260 paraqitje për Real Madridin që nga viti 2014 duke shënuar 56 gola në përgjithësi