Shkruhet historia në hendboll: Kosova U18 kualifikohet në Kampionatin Botëror
Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll është kualifikuar në Kampionatin Botëror që në gusht mbahet në Kinë.
Në ndeshjen vendimtare për kualifikim, Kosova e mposhti Nigerinë me rezultat 22:16.
Hendbollistet e Kosovës dhe të Nigerisë janë përballur të dielën paradite në Tashkent të Uzbekistanit, në finale të IHF Trophy Intercontinental.
Sipas FHK-së bëhet fjalë për sukses historik.
Kjo është një nga arritjet më të mëdha të skuadrave kosovare në nivel ndërkombëtar.