“Shko q***” – Countinho konfrontohet me Sakan
Ylli i Aston Villës, Philippe Coutinho, u përfshi në një përleshje verbale me Bukayo Sakan gjatë ndeshjes që Villa e humbi në minutat shtesë me rezultat 4:2 ndaj Arsenalit. Gjatë zhvillimit të ndeshjes braziliani u pa shumë i nervozuar dhe në një moment iu drejtua Sakas me fjalët “shko q***”.
Temperaturat u ndezën në Villa Park në fund të pjesës së parë midis Villas dhe topçinjve. Coutinho u pa duke bërtitur "shko q***" në drejtim të Sakas pas përplasjes së dy lojtarëve. Incidenti nisi kur Martin Odegaard u ndal nga Tyrone Mings, i cili pati një ndërhyrje të fortë në norvegjezin pasi ia largoi topin. Më pas Coutinho e preu Sakën, i cili u hodh shpejt dhe e shtyu brazilianin në gjoks, duke marrë një përgjigje të ashpër nga numri 23 i Villas.
.jpg)
Të dy lojtarët e përfshirë tashmë kishin shënuar emrat e tyre në listën e golashënueseve para se incidenti të ndodhte.

Saka barazoi për Topçinjtë pas një goli të hershëm nga Ollie Watkins, me Coutinhon që riktheu epërsinë e Aston Villas vetëm pas gjysmë ore lojë. Oleksandr Zinchenko do të ishte i pari që do të gjente rrjetën në pjesën e dytë, për të barazuar edhe një herë mysafirët. Arsenali vazhdoi të shënonte dhe të marrë të tre pikët me një autogol të Emi Martinez dhe një goli me portën bosh të Gabriel Martinell duke vulosur një fitore 4:2.
Bukayo Saka ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në 17 gola në Premierligë këtë sezon (nëntë gola, tetë asistime), dhe qëndron vetëm pas qendërsulmuesve Erling Haaland (30) dhe Harry Kane (18).

Dy skuadrat zhvillojnë ndeshjet e tyre të radhës në elitën e futbollit anglez pas një jave. Arsenali shkon te Leicester City, ndërsa Villa udhëton në Goodison Park për të përballur Evertonin.
