Shkëlqeu ndaj Brightonit, Muric pjesë e formacionit të javës
Portieri Aro Muric ka zënë vend në formacionin më të mirë të javës pas paraqitjes së jashtëzakonshme ndaj Brightonit.
“Gardiani” shkëlqeu në fundjavë, duke ia fituar një pikë Ipsëichit, si dhe ishte ndër të më vlerësuarit pas pritjeve të njëpasnjëshme, sidomos ajo ndaj Mitomas.
Kësisoj, Muric e ka fituar vendin në formacionin më të mirë të javës, duke mposhtur edhe David Rayan – që po ashtu shkëlqeu në fitoren ndaj Tottenhamit.
Muric kësisoj ndodhet pranë emrave të mëdhenj si Matthijs de Ligt, e Erling Haaland, kurse ishte më i vlerësuari në këtë formacion me notën 9.1.
Formacioni më i mirë i javës:
