Shkëlqen Ronaldo me dygolësh, Portugalia triumfon ndaj Irlandës
Kombëtarja e Portugalisë ka shënuar fitore bindëse ndaj Irlandës.
Portugezët dëshmuan se janë një ndër favoritët për “Euro 2024”, duke qenë mahnitës nga fillimi për të fituar në fund me rezultat 3:0.
Joao Felix shënoi pas 12 minutave lojë për t’i dhënë epërsinë Portugalisë, mirëpo u anulua për pozitë jashtë loje.
Sidoqoftë, i njëjti s’u dorëzua dhe gjashtë minuta më vonë, me një goditje fantastike e kaloi në epërsi Portugalinë (18’).
Ronaldo ishte pranë të dyfishonte epërsinë me një supergol nga gjuajtja e lirë, por shtylla e shpëtoi portierin mysafir.
Në pjesën e dytë, Portugalia ishte edhe më e mirë. 39-vjeçari Ronaldo realizoi një eurogol duke e lënë të shtangur portierin për ta dyfishuar epërsinë (50’).
I njëjti më pas e vulosi fitoren duke shënuar nga afërsia pas një asistimi të bukur të Diogo Jotas (60’).
Portugalia tani do të pushojë disa ditë, ndërsa Evropianin e nis ndaj Republikës Çeke më 18 qershor.