Shkëlqen Lionel Messi, PSG me rikthim triumfon ndaj Troyes - NACIONALE

Shkëlqen Lionel Messi, PSG me rikthim triumfon ndaj Troyes

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Paris Saint-German ka marrë fitoren e radhës në Ligue 1, duke mposhtur në shtëpi Troyes, në kuadër të xhiros së 13-të në Ligue 1.

"Parisienët" triumfuan me përmbysje nga 1:2 në 4:3, sfidë ku shkëlqeu Lionel Messi.

Pas vetëm tre minutave lojë, Troyes befasoi PSG-në duke kaluar në epërsi përmes Mama Balde që asistua nga Rony Lopes (3').

Sidoqoftë, pastaj PSG mori dominimin dhe arritën të barazojnë përmes Carlos Soler që u asistua për mrekulli nga Neymar duke kaluar portierin dhe në fund shënoi në portën e zbrazur (24').

Edhe në pjesën e dytë, mysafirët e nisën më mirë duke gjetur sërish rrjetën, prapë përmes Mama Balde që këtë herë u asistua nga Wilson Odbert (52').

Mirëpo, vetëm tre minuta më vonë Lionel Messi ngriti në këmbë të gjithë të pranishmit me një gol të jashtëzakonshëm nga distanca (55').

Vetëm disa minuta më vonë, argjentinasi asistoi për Neymar që përmbysi rezultatin (62').

Braziliani ishte pranë të dhuronte asistimin e vitit duke dribluar gjashtë futbollistë dhe pasuar te Kylian Mbappe, por francezi nuk ia doli ta dërgojë topin në rrjetë.

PSG vazhdoi me posedimin me Mukiele që u faulla brenda zonës dhe arbitri akordoi penallti, nga e cila i pagabueshëm ishte Kylian Mbappe (75').

E tëra që arriti të bënte Troyes, ishte goli i tretë njëkohësisht i fundit për këtë sfidë që e realizoi Ante Palaversa me kokë nga afërsia (88') pas një goditje të Ripart.

Kështu, PSG me këtë fitore vazhdon të prijë në kampionatin francez me 35 pikë, ku ende nuk di për humbje pas 13 xhirove, derisa Troyes tani bie në pozitën e 12-të me 13 sosh.

Në xhiron e radhës, PSG është mysafir i Lorientit derisa Troyes do ta pres Auxerren.

Lajme të ngjashme