Shkëlqen Lewa, Barcelona bindëse ndaj Alavesit
Barcelona ka shënuar fitore bindëse në udhëtim te Deportivo Alaves, në kuadër të xhiros së nëntë në La Liga.
Katalunasit triumfuan me rezultat 0:3, ku lojtari i ndeshjes padyshim ishte Robert Lewandowski me het-trik.
Pokalu realizoi pas vetëm shtatë minutave pas asistimit të Rapinhas për t’i dhënë epërsinë Barcelonës (7’).
Dyshja bashkëpunuan sërish pak minuta më vonë, ku Lewa e dërgoi sërish topin brenda rrjetës (22’).
Ndërsa, het-trikun e kompletoi me një goditje fantastike pas asistimit të Eric Garcias (32’).
Alaves shënoi në përfundimin e pjesës së parë përmes Martinez, mirëpo që goli u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.
Vendasit në fakt shënuan prapë përmes Santiago Mourino, mirëpo sërish goli iu anulua për pozitë jashtë loje.
Barcelona kësisoj mbetet lider i vetëm pas nëntë xhirove me 24 pikë, tre më shumë se Real Madridi kurse Alaves zë vendin e 12-të me 10 sosh.