Shkëlqen Harry Kane, Tottenham triumfon ndaj Nottingham Forest
Tottenham ka marrë fitore në udhëtim te Nottingham Forest, në kuadër të xhiros së katërt në Premierligë.
Spurs triumfuan me rezultat komod 0:2, ku të dy golat u shënuan nga ylli anglez, Harry Kane.
Kaluan vetëm pesë minuta lojë, ku pas një aksioni të shpejtë Dejan Kulusevski gjeti për mrekulli Kane, i cili me një goditje nga distanca mposhti Henderson për t'i dhënë epërsinë mysafirëve (5').
Tutje, vendasit nisën të sulmojnë në përpjekje për të barazuar rezultatin, duke rrezikuar disa herë radhazi, por që assesi nuk ia arritën.
Tottenham gjithashtu kishte disa mundësi shënimi, por gjithashtu asnjëri nga sulmuesit nuk i konkretizuan.
Në pjesën e dytë, Kane kishte mundësinë të shënonte për të dyfishuar rezultatin, por dështoi keq nga penalltia, të cilën e kishte shkaktuar Steve Cook duke e prekur topin me dorë.
Por, Henderson e lexoi për mrekulli anglezin, duke arritur t'ia ndal gjuajtjen nga 11-metërshi.
Sidoqoftë, me hyrjen në fushë të Richarlison, gjërat ndryshuan për mirë për klubin londinez, ku harkoi për mrekulli nga afërsia për Kane, i cili e kishte të lehtë të dyfishonte rezultatin (81').
Kështu, Tottenham merr fitoren e tretë në kampionatin anglez pas katër xhirove, duke zënë pozitën e tretë me 10 pikë të mbledhura, dy më pak se lideri Arsenal.
Ndërkohë, Nottingham Forest renditët në pozitën e 14-të në tabelë me katër sosh.
Në xhiron e radhës, Tottenhamin do ta pret një sfidë jo e lehtë në udhëtim te rivali West Ham, derisa Nottingham Forest do ta ketë edhe më të vështirë kundër Manchester Cityt në "Etihad Stadium".