Shkëlqen Granit Xhaka me gol e asist, Bayer Leverkusen triumfon me përmbysje ndaj Heidenheimit
Bayer Leverkusen ka shënuar fitore të madhe, duke përmbysur rezultatin nga 0:2 në 5:2 ndaj Heidenheimit, ku shkëlqeu Granit Xhaka me gol dhe asist.
Dorsch dhe Honsak shënuan dy golat e Heidenheim në minutën e 10 dhe 21-të, respektivisht.
Leverkusen filloi këndelljen në minutën e 30-të kur Palacios shënoi për 2:1 pas asistimit fantastik të Granit Xhakës.
Exequiel Palacios scores for Leverkusen!pic.twitter.com/W62932r4AS
— Goals Xtra (@GoalsXtra) November 23, 2024
Vetëm dy minuta më vonë Patric Schick e barazoi rezultatin në 2:2 dhe me këto shifra u mbyll pjesa e parë.
🚨🇩🇪 GOAL | Bayer Leverkusen 2-2 Heidenheim | Patrik Shick
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) November 23, 2024
PATRIK SHICK HAS EQUALIZED!pic.twitter.com/erNvDYLM3P
Shtatë minuta pasi filloi pjesa e dytë, Schick realizoi për 3:2, që ishte epërsia e parë e Leverkusenit në këtë përballje.
Sulmuesi çek e kompletoi het-trikun në minutën e 71-të, kur realizoi për 4:2.
Për rezultatin përfundimtar 5:2 shënoi Granit Xhaka, që ishte një realizim i mrekullueshëm nga distanca.
🚨🇩🇪 GOAL | Bayer Leverkusen 5-2 Heidenheim | Xhaka
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) November 23, 2024
WHAT A GOAL FROM XHAKA !!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/4hCuxp5JOH
Leverkusen me këtë fitore tani shkon në kuotën e 20 pikëve pas 11 ndeshjeve, nëntë pikë më pak se lideri, Bayern Munich.