Shkëlqejnë Tatum e Brown, Boston Celtics arrin në finalen e madhe të NBA-së pas katër fitoreve radhazi ndaj Indiana Pacers - NACIONALE

Shkëlqejnë Tatum e Brown, Boston Celtics arrin në finalen e madhe të NBA-së pas katër fitoreve radhazi ndaj Indiana Pacers

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Boston Celtics me një tjetër paraqitje fantastike të dyshes Jaylen Brown e Jayson Tatum, kanë arritur ta fitojnë edhe finalen e katërt në Konferencën Lindore ndaj Indiana Pacers me rezultat 105:102, kështu për t'u bërë skuadra e parë që arrin në finalen e madhe të NBA-së.

Celtics, që ishte skuadra më e mirë gjatë sezonit të rregullt, e fitoi lehtësisht serinë finale në Lindje, me rezultat 4:0 kundër Pacers dhe tani janë në serinë finale, me vetëm dy humbje të pësuara në 14 lojë të play-offit.

Çerekun e parë e nisi më mirë Boston Celtics, të cilët fituan 29:27, por Indiana ishte për një nuancë më e mirë në periudhën në vazhdim, duke fituar 30:29.

Indiana përmbysi rezultatin në 12 minutat e parë të pjesës së dytë, duke fituar 26:22 dhe për të shkuar në çerekun e katërt me tre pikë epërsi.

Vendasit ashtu siç lëshuan disa ndeshje në këtë seri në minutat vendimtar, njëjtë bënë edhe sot, duke qenë të tmerrshëm në vendimet e tyre, ndërsa Boston Celtics e shfrytëzoi këtë më së miri, për ta përmbysur rezultatin dhe për ta fituar ndeshjen në fund me tre pikë epërsi, apo rezultat 105:102.

Jaylen Brown u paraqit më së miri për Bostonin me 29 pikë të shënuara, ndërsa ndihmë të madhe dha edhe Jayson Tatum me 26 pikë, 13 rebounds e tetë asistime, kurse Holiday e White shtuan nga 17 dhe 16 pikë respektivisht, me këtë të fundit që dha një trepikësh vendimtar për ta fituar ndeshjen.

Në anën tjetër, Nembhard u dallua me 24 pikë, Siakam shtoi 19, ndërsa edhe tre lojtarë patën pikë dyshifrore, por që ishin të pamjaftueshme që Indiana të arrinte fitoren e parë dhe të evitonte eliminimin.

Kështu, Boston Celtics e fitoi serinë finale në Konferencën Lindore me rezultat 4:0 dhe do ta presë në finalen e madhe njërën nga Dallas Mavericks apo Minnesota Timberwolves, me të parët që avancojnë në finalen e Konferencës Perëndimore me rezultat 3:0.

Lajme të ngjashme