Shkëlqejnë Murray e Jokic, Denver Nuggets fiton finale e tretë ndaj Miami Heat
Denver Nuggets ka shënuar fitore në finalen e tretë ndaj Miami Heat për ta ndryshuar serinë në 2:1.
Nuggets shënuan një fitore jo shumë të vështirë ndaj Miami Heat me rezultat 94:109 (24:24, 24:29, 20:29, 26:27).
Pas një paraqitje të mrekullueshme të dyshes Jamal Murray me 34 pikë dhe Nikola Jokic me 32 sosh, Nuggets po vazhdojnë fuqishëm drejt titullit kampion.
Ndërsa, Jimmy Butler provoi ta mbante Miami Heat në lojë me 28 pikë të shënuara, por të pamjaftueshme në këtë ndeshje.
Çereku i parë ishte tejet i barabartë me dy skuadrat që shënuan nga 24 pikë, por pastaj nisi dominimi i Nuggets që e mbyllën pjesën e parë pesë pikë epërsi (48:53).
Këtë e vazhduan edhe në çerekun e tretë duke e mbyllur me nëntë pikë epërsi 20:29, ndërsa rezultatin arritën ta ruajnë në fund (26:27), për ta regjistruar fitoren e dytë në seritë finale.
Nuggets tani ka nevojë edhe për dy fitore tjera që të shpallet kampion, por Heat do të provojnë t’i ndalin qysh në ndeshjen e radhës.