Shitja e Chelseat buzë dështimit - NACIONALE

Shitja e Chelseat buzë dështimit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Britanisë së Madhe është e brengosur se shitja e Chelseat për 4.2 miliardë funte mund të dështojë, për shkak të dyshimeve se Roman Abramovich nuk po e pranon strukturën e shitjes të propozuar nga ministrat.

Afati për kompletimin e marrëveshjes së shitjes së klubit do të mbyllet pas më pak së dy javëve dhe burime brenda qeverisë britanike kanë thënë se Chelseat mund t’i vihet dryni.

Qeveria është e vendosur që asnjë prej të hollave nga shitja e klubit të mos i shkojë Abramovichit, i cili e nxori në shitje Chelsean kur u godit nga sanksionet e shumta pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Chelsea, të cilit i skadon licenca speciale për operim më 31 maj, duhet ta marrë pëlqimin e qeverisë para nënshkrimit të marrëveshjes së shitjes. Por bisedimet për atë se çfarë do të ndodhë me huan prej 1.6 miliardë funteve që Abramovichi ia kishte dhënë klubit, kanë ngecur, duke i rritur shqetësimet se do të skadojë afati për shitjen e klubit.

Propozimi i qeverisë është që procesi i shitjes të bëhet në dy faza, në të cilat 2.5 miliardë funte nga shitja e klubit te Todd Boehly të shkojnë në një llogari të një pale të tretë, ku ato të holla do të mbaheshin derisa të vërtetohet se ato para do të shkojnë te ndonjë shoqatë bamirësie për viktimat e luftës në Ukrainë.

Megjithatë, marrëveshja është bllokuar nga pronarët e klubit, sipas burimeve të qeverisë. Qeveria thotë se Abramovichi dhe Chelsea duan që të paguhet huaja dhe pastaj të ngrihet, para se të shkojë në ndonjë shoqatë e bamirësisë.

Por, sipas qeverisë, kjo do t’i shkelte kushtet e sanksioneve të vendosura ndaj Abramovichit. Po ashtu, qeveria thotë se ende nuk ka marrë ndonjë garanci që paratë e shitjes nuk do të shkojnë në fund në llogarinë e oligarkut rus.

Lajme të ngjashme