“Shijoje pensionimin”, Ronaldo e nderon Rafa Nadalin - NACIONALE

“Shijoje pensionimin”, Ronaldo e nderon Rafa Nadalin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ylli i Al Nassr Cristiano Ronaldo ka nderuar tenistin Rafa Nadal, i cili e njoftoi pensionimin ditën e enjte.

Nadal vendosi t’i jep fund karrierës në tenis, ku vlerësohet si një nga sportistët më të mirë në histori.

Në një shkrim në rrjetin social Instagram, Ronaldo dha fjalë të mëdha për karrierën e bujshme që spanjolli ka pasur këto vite.

“Rafa, çfarë karrierë të pabesueshme e ke pasur. Dedikimi yt, pasioni dhe talenti i pabesueshëm ka inspiruar miliona rreth botës. Ka qenë nder për ta parë rrugëtimin tënd dhe të jem në gjendje të quhem miku yt. Urime për karrierën e mrekullueshme. Shijoje pensionimin”.

Nadal ka qenë tifoz i zjarrtë i Real Madridit, ndërsa ka marrë nderime nga shumë yje të klubit madrilen si Kylian Mbappe dhe Vinicius Jr .

Mbappe shkroi: “Urime për karrierën tënde Rafa, shembull si lojtar dhe person. Shijoje pensionimin. Do të jesh gjithnjë legjendë”.

Ndërsa, Vinicius shkroi: “Legjendë! Urime për gjithçka. Ka qenë kënaqësi të të shoh gjatë lartë. Je shembull për të gjithë. Faleminderit shumë”.

Fituesi i 22 herë Grand Slamit ka vuajtur me lëndime si dhe u bë operacion vitin e kaluar, prandaj zgjodhi t’i jep fund karrierës në moshën 38-vjeçare.

Lajme të ngjashme