Shënoi për fitoren e Barcelonës, Xavi refuzon ta krahasojë Yamalin me Messin
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka refuzuar ta krahasojë të riun e talentuar, Lamine Yamal me Lionel Messin, pasi ky i pari shënoi një gol fantastik për t'i dhënë katalunasve një fitore të madhe ndaj Mallorcës 1:0.
I riu shënoi një gol të shkëlqyer në minutën e 73-të për të ndihmuar Barcelonën të sigurojë një fitore minimale 1:0 ndaj Mallorcas së Vedat Muriqit në La Liga të premten. Yamal prodhoi një moment magjie brenda zonës së penalltisë së Mallorcas duke prerë topin me këmbën e tij të majtë dhe më pas duke lëshuar një gjuajtje si Lionel Messi, i cili përfundoi në këndin e largët, e pamundshme për t'u pritur nga portieri i mysafirëve.
What a banger by Lamine Yamal
— Footy Fever (@footballfev3rr) March 9, 2024
Messi esque 😍 pic.twitter.com/AMJcqBg0On
Pas golit, i riu u krahasua me superyllin argjentinas nga shumë njerëz, duke përfshirë edhe shefin e Mallorcas, Javier Aguirre, por Xavi i hodhi poshtë këto pretendime.
Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, trajnerii Barcelonës tha: "Çdokush do të humbasë kur krahasohet me Messin. Po flasim për lojtarin më të mirë në historinë e këtij sporti, ai nuk duhet të krahasohet me të tjerët. Sot ai nuk ishte aq i mirë në ndeshjen një me një dhe nuk po kalonte ditën e tij më të mirë, por ai preu topin dhe shënoi një gol të mrekullueshëm. Prandaj ai bëri diferencën përsëri me një gol që ai e krijoi”.

Anësori 16-vjeçar ka qenë një zbulim për gjigantët katalanas këtë sezon pasi ka luajtur në 37 ndeshje në të gjitha garat ku ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë shtatë asistime.
Klubi katalanas me këtë fitore është ngjitur në pozitën e dytë në tabelën e ligës dhe tani ka 61 pikë nga 28 ndeshje. Ata tani do ta zhvendosin fokusin te futbolli evropian, pasi do të përballen me Napolin në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales në Ligë të Kampionëve të martën.