Shefi i UEFA-s e pranon se finalja e Stambollit nuk ishte shumë e mirë për tifozët - NACIONALE

Shefi i UEFA-s e pranon se finalja e Stambollit nuk ishte shumë e mirë për tifozët

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin e ka pranuar se jo gjithçka ishte e përkryer për tifozët, pasi mori kritikat për mbajtjen e finales së Ligës së Kampionëve në Stamboll.

U raportua se kishte tifozë që ishin detyruar të ecnin gjatë nëpër rrugë të dendura, të prisnin në radhë me orë të tëra për transport në dhe nga stadiumi, si dhe nuk u ishte ofruar ujë gjatë finales që Manchester City e fitoi duke e mundur 1:0 Interin më 10 qershor.

UEFA kishte kërkuar falje në të kaluarën kur tifozët e Liverpoolit ishin sulmuar me gaz lotsjellës para finales së vitit të kaluar në Paris.

Shtëpia e futbollit evropian nuk i kishte adresuar problemet të cilat i kishin përjetuar tifozët në Stamboll deri tani.

Por Ceferin e pranoi të enjten se kishte probleme në Turqi të cilat duhet të adresohen.

Duke marrë parasysh atë që e përjetuar disa nga ju së fundmi, unë do ta kuptoja nëse mikpritja do të ishte e ftohtë sonte”, tha Ceferin gjatë hapjes së Kongresit të Tifozët të Futbollit Evropian në Mançester.

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm se gjithçka nuk ishte e përkryer në Stamboll. Natyrisht se nuk do t’i mohoj telashet me të cilat u përballen disa”, shtoi ai.

Shoqata Përkrahësit e Futbollit Evropian është duke mbledhur dëshmi nga Stambolli për ta paraqitur një raport në UEFA.

Lajme të ngjashme