Shefi i UEFA-s, Ceferin: Rasti i korrupsionit së Barcelonës më seriozi që e kam parë në futboll - NACIONALE

Shefi i UEFA-s, Ceferin: Rasti i korrupsionit së Barcelonës më seriozi që e kam parë në futboll

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin ka paralajmëruar Barcelonën se ende mund të përballen me dënime sportive në nivelin evropian, nëse zbulohet se kanë thyer rregullat me rastin “Negreira”.

Edhe pse federate spanjolle dhe LaLiga nuk mund ta ndëshkojnë Barcelonën në nivel sportive, pasi kanë kaluar shumë vite nga pagesat për ish-zëvendëspresidentin e arbitrave, nuk ka një status kufizimesh për sa i përket organit drejtues të futbollit evropian.

Lidhur me këtë çështje, Ceferin theksoi se nuk mund të ketë sanksione sportive nga autoritetet sportive, por situata vazhdon të jetë shumë e rëndë.

S’mund të komentoj direkt rreth kësaj çështje për dy arsye. Së pari sepse kemi një komision disiplinor të pavarur, së dyti sepse nuk jam marrë me këtë çështje në detaje. Megjithatë, mund të them një gjë, më kanë njoftuar se situata është jashtëzakonisht e rëndë”.

Për mendimin tim, është një nga rastet më të rënda që kam parë ndonjëherë në futboll. Kur bëhet fjalë për autoritetet spanjolle të futbollit, çështja është parashkruar dhe nuk mund të ketë sanksione sportive, por e di që procedurat janë duke vazhduar në nivelin e prokurorisë civile spanjolle”, deklaroi Ceferin.

Dhjetë ditë më parë, UEFA njoftoi se po fillonte një hetim të plotë për rastin “Negreira” dhe po kërkonte shkelje të mundshme të kuadrit ligjor ndaj klubit katalanas./Orselina Lazraj/

Lajme të ngjashme