Shaqiri: Gjithmonë i shijoj golat që i shënoj për Zvicrën - NACIONALE

Shaqiri: Gjithmonë i shijoj golat që i shënoj për Zvicrën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i Chicago Bulls Xherdan Shaqiri thotë se i shijon golat që shënon për kombëtaren e Zvicrës.

Pasi u lë në stol ndaj Danimarkës, Shaqiri ishte titullar ndaj Irlandës ku shënoi golin e fitores, duke realizuar nga gjuajta e lirë.

Për këtë fitore, Shaqiri ka deklaruar se është i lumtur sepse ka ndihmuar të kontribuojë.

Si skuadër vendosëm që të fitojmë sonte. Shënuam një gol dhe nuk pranuam. Tani mund të shkojmë në shtëpi nga kombëtarja me një ndjenjë të mirë”.

Shpresoja që të kisha një shans në lojë, por nuk ishte vetëm një. Jam i lumtur që gjuajtja e lirë shkoi në rrjetë dhe kontribuova sado pak në fitore”.

“30 gola? Numër i mirë. Gjithmonë i shijoj golat për kombëtaren e Zvicrës. Por, nuk ka festë, fatkeqësisht nesër më duhet të kthehem”.

Gjithmonë provoj të jap paraqitjen më të mirë dhe kam menaxhuar sërish. Nuk më duhet t’i tregoj askujt, ty (i drejtohet gazetarit) ose ndokujt tjetër”.

Kishte raportime se Shaqiri tani do të ketë një rol më pak të rëndësishëm te Zvicra, por lojtari thotë se e kupton vendimin e trajnerit për ta lënë në bankinë ndaj Danimarkës shkaku që nuk kishte luajtur sa duhet.

Ka pasur shumë gjëra të panevojshme që janë shkruar. Isha në pushime për tetë javë dhe kisha vetëm tre ose katër lojë të zhvilluara. Prandaj e kuptoj vendimin e trajnerit për të më ndryshuar në lojën e Danimarkës”.

Gjithçka ishte me marrëveshja. Pranova që të mos luaj ndaj Danimarkës, por do të startoja ndaj Irlandës. E kuptoj. Kam lidhje fantastike me Murat, asgjë nuk do ta ndryshoj”.

Lajme të ngjashme