Shaqa kontribuon me gol, Zvicra e “shpartallon” Estoninë
Kombëtarja e Zvicrës ka shënuar fitore të madhe në miqësoren ndaj Estonisë.
Përzgjedhësi Murat Yakin edhe pse ftoi gjashtë futbollistë shqiptarë, vetëm tre prej tyre ishin në miqësoren kundër Estonisë, me Granit Xhakën e Xherdan Shaqirin që luajtën nga minuta e parë në fitoren 4:0.
Zvicra e nisi më mirë, duke rrezikuar menjëherë me Shaqirin që ishte shumë afër të shënonte nga një top i kthyer.
Mirëpo, ishte Steven Zuber që u gjend në vendin e duhur për t’i dhënë epërsinë zviceraneve (20’).
Ndërsa, Zeki Amdouni dyfishoi epërsinë me një finalizim të bukur pasi pranoi një top të shkëlqyer (47’).
Zvicra vazhdoi të dominoi me Nico Elvedin që realizoi një gol fantastik për t’u përkujdes për rezultatin 3:0 (63’).
Kurse, fitoren e vulosi vetë Shaqiri duke u treguar i saktë nga pika e bardhë. Fillimisht lojtari i Chicago Fire dështoi të shënonte, mirëpo VAR-i e ktheu penalltinë shkaku që portieri kishte kaluar vijën, e nga gjuajtja e dytë ishte i pagabueshëm (70’).
Zvicra do ta zhvillojë edhe një miqësore kundër Austrisë, e pastaj do ta nis Kampionatin Evropian “Euro 2024”, kundër Hungarisë më 15 qershor.