Sevilla i jep leksion Man Unitedit dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Evropës
Sevilla ka shënuar fitore bindëse në shtëpi ndaj Manchester Unitedit për ta siguruar gjysmëfinalen e Ligës së Evropës.
Edhe pse barazuan me rezultat 2:2 në “Old Trafford”, spanjollët avancuan tutje falë fitores 3:0 në ndeshjen kthyese (5:2 rezultati i përgjithshëm).
Pas vetëm tetë minutave lojë, Harry Maguire bëri një gabim amator në mbrojtje duke pasuar te En Nesyri, i cili shënoi nga afërsia për të vendosur Man Unitedin në epërsi.
Sevilla vazhdoi me dominimin e plot duke dyfishuar epërsinë me anë të Ocampos, por që goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Kur pritej një këndellje e Man Unitedit, spanjollët nuk lejuan një gjë të tillë duke dyfishuar rezultatin me anë të Bade, që shënoi me kokë pas një harkimi nga këndi të Ivan Rakiticit.
Fitoren e Sevillas e vulosi En Nesyri pas një gafe të bërë këtë herë nga David de Gea (81’).
Kështu, Sevilla avancon në gjysmëfinale ku do të përballet me Juventusin.