Sevilla arrin marrëveshje me ish-lojtarin e Real Madridit - NACIONALE

Sevilla arrin marrëveshje me ish-lojtarin e Real Madridit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori spanjoll, Isco, ka pranuar ofertën e Sevillës për t’iu bashkuar për dy vitet e ardhshme. Spanjolli ka qenë lojtar i lirë që nga 30 qershori kur i skadoi kontrata me Real Madridin dhe tani kanë mbetur vetëm edhe testet mjekësore që kalimi i tij në Estadio Sanchez Pizjuan të bëhet zyrtar.

Postimi në faqen zyrtare të klubit spanjoll në Twitter thotë kështu, “Ne kemi arritur marrëveshje në parim me Iscon që mesfushori andaluzian të bëhet lojtari i tretë që afrohet në këtë afat kalimtar.”

Më tutje ata treguan se spanjolli ka arritur në testet mjekësore dhe se kontrata do të nënshkruhet për dy vite nëse gjithçka shkon mirë.

“Ai tashmë ka arritur në Sevilla për t’iu nënshtruar testeve mjekësore nesër, dhe nëse shkon gjithçka mirë ai do të nënshkruaj kontratë dyvjeçare.”

Skuadrat tjera të interesuara për Iscon

Pesë herë fituesi i Ligës së Kampionëve me mbretërit e Real Madridit, mund të mos ketë qenë më i nevojshëm për Carlo Ancelottin, por me vetëm 30 vite në supet e tij, ai është akoma i aftë për të luajtur rregullisht në një skuadër që kërkon kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Natyrisht për 30-vjeçarin nuk ishte vetëm Sevilla e interesuar që të nënshkruajë me të në këtë afat kalimtar. Për të u interesua edhe trajneri i Romës, Jose Mourinhom i cili e kërkonte me ngulm që t’i bashkohej skuadrës nga kryeqyteti italian.

Serie A: Mourinho's Roma make room for Isco | Marca

Mourinho dhe Isco kanë menaxherin e njëjtë, pra Jorge Mendes, por lëvizja në Itali nuk i ngjiti 38 herë prezantuesit të Spanjës, të paktën jo në këtë kohë, që është relativisht e re ende.

Pas Marcaos dhe Alex Telles, ish-mesfushori i Real Madridit do të jetë lojtari i tretë që i bashkohet nga emrat e mëdhenj, dhe disa lojtarë tjerë janë kthyer nga huazimi si Luuk de Jong

Opsionet e Sevillës për mesfushën

Sevilla nuk ishte e interesuar vetëm për Iscon. Spanjollët ia kishin vënë syrin mesfushorit fantazist të Lazio, Luis Albertos.

Luis Alberto, aún más cerca de fichar por el Sevilla FC | Fichajes.net

Por me arritjen e akordit me Iscon, duket që pista Alberto është mbyllur, me raportimet që vijnë nga Italia që thonë se lojtari ka vendosur të qëndrojë dhe të mos transferohet në Spanjë.

Lajme të ngjashme