“S’është i lumtur”, Southgate komenton mosftesën e Raheem Sterlingut te Anglia
Përzgjedhësi Gareth Southgate ka pranuar se sulmuesi Raheem Sterling nuk është i lumtur që ka mbetur jashtë listës së Anglisë.
28-vjeçari nuk kishte vend në listën e “Tre Luanëve” për ndeshjen ndaj Ukrainës dhe miqësores kundër Skocisë.
Duke shpjeguar këtë vendim, Southgate tregoi se Sterling nuk është i lumtur por që do t’i duhet të bëjë paraqitje të mira për t’u kthyer.
“Jemi shumë të kënaqur me grupin, por që ta kthejmë Raheem duhet ta largojmë dikë tjetër”.
“Në tre ndeshje, nuk mendoj se ndonjë lojtarë nga sulmi meriton të mbetet jashtë”.
“Është mirë që e shoh Raheem ta nis mirë sezonin. Duket mirë, është i uritur, vazhdon të jetë lojtarët i rëndësishëm siç ka qenë gjithmonë”.
“Por në atë pozitë vetëm prapa numrit nëntë kemi shumë garë. Mendoj se të gjithë lojtarët e kanë nisur sezonin mirë dhe është grupi që ia ka dalë mjaftë mirë këto kohët e fundit”.
“Është thirrje e vështirë dhe Raheem padyshim s’është i lumtur. E kuptoj dhe jam i bindur se do të ketë rol të rëndësishëm te Chelsea, nuk kam dyshim”, nënvizoi ai.
