Sergio Ramos: Lionel Messi është më i mirë në botë, më mirë që e kam mik se kundërshtar
Mbrojtësi i Paris Saint-German, Sergio Ramos e ka vlerësuar Lionel Messin si më i miri në botë, derisa ka folur për adaptimin te skuadra franceze.
Spanjolli foli në konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Juventusit, duke thënë se do të jep më të mirën dhe është i gatshëm të luajë edhe për kombëtaren e Spanjës.
"Do ta nisim me ndeshjen e Ligës së Kampionëve, pastaj kombëtarja është diçka tjetër. Nuk kam luajtur shkaku i lëndimeve serioze, jam i gatshëm për PSG-në dhe kombëtaren. Ëndërroj ta fitoj Kupën e Botës, të luaj në Ligën e Kampionëve do të më ndihmoj të rikthehem në nivelin teknik. Pastaj Luis Enrique do të vendos".
Tutje, Ramos foli për adaptimin dhe respektin e madh që ka për Lionel Messin.
"Është vetëm pyetje adaptimi, pastaj skuadrat e mëdha duan ta fitojnë. Jam te PSG dhe dua të fitoj këtu. Lidhja me Messin është perfekte, jemi përballur disa herë në të kaluarën, respekt i përbashkët dhe vëllazëri. Për të fituar jemi në një skuadër dhe nuk jemi kundërshtar. Nuk duhet të ketë asnjë".
"Messi më i mirë si mik, sepse si kundërshtar është një klient i keq. Lionel është fantastik. Vite kanë kaluar, por ai nuk ka ndaluari së qëndruari në maje, është më i miri në botë dhe privilegj të punoj me të. E shoh të koncentruar, ai flet për Kupën e Botës dhe mundësitë të luajë në karrierë. E shoh të fokusuar në punë".

Sa i përket lëndimeve, Ramos theksoi se ishte vit i vështirë dhe ishte i pafat.
"Vitin e kaluar ishte vështirë, kisha lëndime, ishte vit i vështirë. Gjithashtu kisha fat të keq edhe në fundin e karrierës te Real Madrid. Këto gjëra ndodhin tek të gjithë lojtarët, por dua të luaj edhe disa vite. Më bën të lumtur sidomos kur luaj në nivelet më të larta".
Në fund, Ramos tha se eliminimi i Juventusit nga Liga e Kampionëve mund t'i ndodh çdo klubi.
"Nuk mund ta them dallimin në një mënyrë specifike, duhet ta ndjek gjithmonë, por një vit i keq mund të ndodhë. Nuk e kam parë gjithmonë në ligë. Në Ligën e Kampionëve e pashë, me Madridin ishte një ekip, nuk ka krahasime. Si futbollist e kam menduar gjithmonë Juventusin si një ekip konkurrues”.
“Historia e konfirmon, flet vetë, por në futboll nuk jeton në të shkuarën, duhet të provosh çdo vit. Futbolli po rritet, çdo ditë është e vështirë të fitosh kundër të gjithëve, nuk është e rëndësishme. Juventusi tani ka një ekip konkurrues, ndoshta tani po shkon keq për shkak të mungesave të shumta, por ne jemi këtu për të fituar grupin”.
“Në Ligën e Kampionëve, detajet numërohen, çdo skuadër mund t'i afrohet fitimit vit pas viti. Në fund të fundit, fati dhe historia gjithashtu kanë rëndësi, gjithçka është e rëndësishme: në fund futbolli është i komplikuar”, përfundoi ai.
PSG nesër ka nevojë për një fitore ndaj Juventusit dhe duhet të shpresojë që Benfica të mos ketë një golaverazh më të mirë që të kualifikohet si lider i grupit.