“S’e shoh Ronaldon në Kupën e Botës”, Alex Ferguson bën parashikimin për Portugalinë - NACIONALE

“S’e shoh Ronaldon në Kupën e Botës”, Alex Ferguson bën parashikimin për Portugalinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Sir Alex Ferguson beson se për Cristiano Ronaldon ky Kampionat Evropian do të jetë turneu i fundit i madh që zhvillon me Portugalinë.

Portugalia ka mbërritur në çerekfinale të “Euro 2024”, ku do të përballet me Francën pasi eliminoi Slloveninë pas penalltive të hënën mbrëma.

Ronaldo, ndërkohë ende nuk ka shënuar në “Euro 2024”, derisa ishte në lot ndaj Sllovenisë pasi humbi penalltinë në kohën shtesë, pavarësisht që realizoi golin e parë në 11-metërsha.

Ferguson që e ka menaxhuar Ronaldon për gjashtë vite te Man Unitedi, nuk pret që lojtari të jetë pjesë e Portugalisë në Kupën e Botës.

Nuk mund ta imagjinoj. Futbolli do të bëhet edhe më i shpejtë dhe më atletikë në vitet e ardhshme”.

Duke marrë parasysh këtë, hapësira për qendërsulmuesit do të bëhet edhe më e vogël. Për dallim nga mbrojtësit, do të jetë më vështirë për sulmuesit të luajnë në nivel të lartë kur të jenë të vjetër”.

Ferguson ndër të tjera tha se Ronaldo është ndër më të mirët në histori dhe më s’është i motivuar për të fituar trofe.

Një ose dy tituj më shumë nuk do të nënkuptojnë shumë për të sepse ka pasur karrierë unike”.

Ronaldo ndërkohë ka konfirmuar se ky Evropian është i fundit për të në fanellën e Portugalisë.

Lajme të ngjashme