Scholes: Mos më krahasoni me Mainoon, ai është 10 herë më i mirë se sa isha unë në këtë moshë
Legjenda e Manchester Unitedit Paul Scholes ka dhënë lëvdata të mëdha për Kobbie Mainoo, duke thënë se është 10 herë më mirë se ai kur kishte 19-vjeç.
Anglezi shkëlqeu në fitoren ndaj Man Cityt në “Wembley”, ku edhe shënoi golin e dytë pas asistimit të kapitenit Bruno Fernandes.
Scholes, që ka kaluar thuajse tërë karrierën në “Old Trafford” dhe shënuar mbi 150 gola dha pastaj lëvdata të mëdha për 19-vjeçarin.
“Kam lexuar pak krahasime mes meje dhe tij javën e kaluar, mos harxhoni kohën kot, ai është 10 herë më i mirë se unë kur kisha 19 vjeç”.
“Thjesht e dua mënyrën si e pranon topin, dijeninë që ka përreth tij dhe sigurisht golat në ndeshjet e mëdha”.
“Ai djalosh është i veçantë dhe është i kuq (Man United)”, deklaroi ai.
Mainoo gjithashtu është pjesë e paralistës së Gareth Southgate për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, ndërsa më shumë gjasë edhe do të ftohet në listën përfundimtare.
Southgate thuhet se po konsideron ta vendos yllin e Unitedit nga minuta e parë, pranë Jude Bellingham e Declan Rice në Kampionatin Evropian.