Sarri: Interi me shumë gjasë është skuadra më e mirë në Serie A
Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri, thotë se Interi është 'ndoshta skuadra më e mirë' në Serie A, por ende i beson Lazios që 'të luftojë me ta në një ndeshje të vetme', nesër në Stadio Olimpico.
Ndeshja mes Lazios dhe Interit fillon në 20:45 në ditën e premte në Stadio Olimpico në Romë.

“Ne po përballemi ndoshta me skuadrën më të mirë në Serie A këtë sezon dhe gjithashtu më të fortë fizikisht”, tha Sarri në konferencën e tij për shtyp.
“Ata janë një nga favoritët e mëdhenj për titullin kampion, me mbrojtës dhe mesfushorë të nivelit të lartë, për të mos përmendur as forcën e tyre sulmuese. Mendova se ata ishin favoritët edhe sezonin e kaluar, por kampionati u vendos nga detajet. Interi do të jetë protagonist edhe këtë sezon.”
“Duke thënë këtë, ne dëshmuam sezonin e kaluar se mund të luftojmë me ta në një ndeshje të vetme dhe mund ta bëjmë përsëri.”
Lazio fitonte 3-1 si vendas në tetor të vitit 2021, pastaj duke humbur me rezultat të ngushtë 2-1 në ndeshjen në udhëtim në janar.
Kjo ndeshje gjithashtu përfaqëson një kthim në shtëpi për Simone Inzaghi, i cili shkëlqyeshëm kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij duke luajtur dhe më pas si trajner me Lazio.
“Ai duhet të kujtohet këtu me shumë respekt dhe admirim. Inzaghi ishte në një nivel të lartë teksa ishte në krye të Lazios. Si trajner ai vetëm është përmirësuar në krye të një ekipi me më shumë potencial.”
Lazio në ndeshjen kundër Interit hynë me forcat e plota, duke mos pasur asnjë lojtar të lënduar apo pezulluar. Një dyshim për Sarrin mund të jetë pozita e portierit.
Edhe pse Luis Maximiano është në dispozicion pas pezullimit të tij me një ndeshje, ai ka gjasa që të mos jetë në portën e Lazios, krejt kjo pas paraqitjes së mirë të Ivan Provedel në dy ndeshjet e para.

Portieri i ri portugez luajti vetëm gjashtë minuta në debutimin e tij në Serie A, në ndeshjen e parë hapëse, përpara se të përjashtohej për shkak të kapjes së topit me dorë jashtë 16-të metërshit.
