Sancho shpëton nga 'makthi', rikthehet te Dortmundi në formë huazimi
Jadon Sancho është gati të shpërngulet nga Manchester Unitedi dhe të shpëtojë nga makthi, pasi siç raportohet tashmë është arritur marrëveshja e huazimit me Borussia Dortmund.
Reprezentuesi anglez, i cili u transferua në Old Trafford për 75 milionë funte (95 milionë dollarë) në verën e vitit 2021, e ka gjetur veten jashtë planeve të klubit për sezonin 2023-2024. I akuzuar nga Erik ten Hag se ka lejuar që standardet të rrëshqasin në stërvitje, Sancho nuk ka luajtur për United që nga 26 gushti dhe është detyruar të punojë në sistemin e akademisë së Djajve të Kuq.

Sipas Bild, një rrugëdalje është gjetur në afatin kalimtar të janarit. Pretendohet se Sancho do të rifillojë hapat drejt Gjermanisë për një marrëveshje afatshkurtër që do t'i kushtojë Dortmundit vetëm 2.6 milionë funte dhe do t'i lejojë 23-vjeçarit të rifillojë karrierën e tij profesionale në një mjedis të njohur.
Sugjerohet që disa detaje të vogla tatimore duhet të rregullohen përpara se Sancho të jetë i lirë të largohet nga Manchester United, me mundësi që ai të mund të bashkohet me Dortmundin në kampin e tyre stërvitor dimëror Marbella të premten – përpara se BVB të zhvillojë një takim miqësor me AZ Alkmaar të shtunën.

Sancho më parë regjistroi 50 gola dhe 64 asistime për Dortmundin në 137 paraqitje, përpara se të shënonte vetëm 12 dhe të bënte gjashtë asiste në 82 paraqitje për United. Ai hyri nga stoli në tre raste në fillim të sezonit aktual, por që atëherë e ka gjetur veten jashtë skuadrës së parë.