Saint-Maximin për thirrjen nga Franca: Shpresoj se Deschamps ka pasur kodet e kanalit - NACIONALE

Saint-Maximin për thirrjen nga Franca: Shpresoj se Deschamps ka pasur kodet e kanalit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Newcastle Unitedit, Allan Saint-Maximin, i ka dërguar sinjal të qartë trajnerit të Kombëtares së Francës, Didier Deschamps, dëshirën për të luajtur, pas një paraqitje të jashtëzakonshme që kishte ndaj Manchester Cityt.

Saint-Maximin shkroi në Twitter “Shpresoj se Didier Deschamps kishte kodet e kanalit”, krejt kjo pas paraqitjes fantastike kundër kampionëve të Premierligës.

Ai më pastaj e ka fshirë postimin, por në një tjetër postim ka thënë: “Më seriozisht, padyshim që jam i vetëdijshëm se të kaltrit [Franca] janë në nivel shumë, shumë të lartë dhe se kjo kërkon shumë gjëra, sepse tashmë ka cilësi në sulm! Por e sigurt është se jam i vendosur të vazhdoj të vras veten në fushë për të qenë pjesë e saj një ditë”.

Saint-Maximin Newcastle 2022-23

Francezi nuk ka bërë ende një paraqitje për skuadrën e parë për vendin e tij, duke i përfaqësuar ata në çdo nivel deri në gjeneratën U-21. Me Kupën e Botës në horizont ai do të shpresojë se mund të ndryshojë fatin e tij dhe të futet në planet e Deschamps.

Ai në ndeshjen e fundit kundër qytetarëve që përfundoi me barazim 3:3, kishte një detyrë mjaftë të vështirë, pasi që përball kishte një nga mbrojtësit e krahut më të mirë në botë, Kyle Walker, por që forma e lartë e francezit bëri që të shpartallojë mbrojtësin anglez në shumë duele.

Paraqitja kundër Manchester Cityt

Përveç se ishte lojtari më i mirë i ndeshjes te skuadra e tij, duke u vlerësuar më së larti, ai kontribuoi me dy asistime për bashkëlojtarët e tij.

Fillimisht në minutën e 28-të ku e kaloi Walker dhe harkoi, ku e gjeti në zonë Miguel Almiron që më pastaj e barazoi rezultatin në 1:1.

Saint-Maximin vs City 2022-23

Asistues ishte edhe në golin e epërsisë së parë të Newcastles, duke depërtuar pranë Dias e pastaj duke dërguar një top të mirë te Callum Wilson, që pas realizoi gol të mirë në portën e Edersonit.

Ndeshjet e ardhshme të Maximin dhe Newcastles

Newcastle dhe Maximin udhëtojnë në Wolves më 28 gusht, përpara se të presin Liverpoolin në shtëpi, ku sërish në stadiumin e zjarrtë të tyre mund të tregojnë diçka nga loja që na dhuruan këtë fundjavë, skuadra që është nën urdhrat e Eddie Howes.

Lajme të ngjashme