Saga e jashtëzakonshme Kylian Mbappe: Francezi po qëndron në PSG - NACIONALE

Saga e jashtëzakonshme Kylian Mbappe: Francezi po qëndron në PSG

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Saga e transferimit të Kylian Mbappes ka marrë një kthesë të jashtëzakonshme sot, dy ditë para se ai ta bëjë publik vendimin për të ardhmen, dhe është afër të nënshkruajë marrëveshje të re me Paris Saint-Germainin.

Mbappes do t’i mbarojë marrëveshja e tanishme me Parisit muajin e ardhshëm dhe, duke qenë e ai do të jetë lojtar i lirë, u duk sikur e ka të shkruar t’i bashkohet Real Madridit.

Por megjithëse u tha se ka marrëveshje me Realin tash e disa muaj, Mbappe duket ta ketë ndryshuar mendjen në çastet e fundit për të qëndruar në Paris.

Sipas Sky Sports në Itali, Mbappe është shumë afër ta vazhdojë kontratën me PSG-në, pasi kampioni francez nuk hoqi dorë asnjëherë nga përpjekjet për ta bindur 23-vjeçarin të qëndrojë.

Ky vendim i tij nuk duket të jetë çështje ekonomike, sipas Sky, për shkak se disa persona të afërt me Mbappen dhe vetë familja e tij kanë ndërhyrë për ta bindur të qëndrojë në kryeqytetin francez. Ata kishin qenë vendimtar edhe në transferimin e tij në PSG nga Monaco shumë vite më parë.

Ndërkohë, sipas gazetarit francez Julien Laurens, PSG-ja mendon se Mbappe po shkon në Madrid dhe Reali mendon se Mbappe po qëndron në Paris.

Mbappe pritet ta bëjë të ditur vendimin e tij përfundimtar për të ardhmen e vet këtë të diele.

Sezonin e kaluar, ai kishte kërkuar t’i bashkohej Real Madridit, por PSG-ja nuk kishte pranuar ta shiste,

Në fakt, kampioni francez i kishte hedhur poshtë disa oferta tejet të majme të Real Madridit për kampionin e botës, përfshirë një mbi 200 milionë euro.

Dhe tani, tamam kur mendoi se do ta merrte falas nga Parisi, Madridi mund të mbetet i zhgënjyer nëse Mbappe vërtet nënshkruan marrëveshje të re me skuadrën e tij.

Lajme të ngjashme