Rumania do ta ketë mbështetjen e 70 tifozëve në Prishtinë ndaj Kosovës - NACIONALE

Rumania do ta ketë mbështetjen e 70 tifozëve në Prishtinë ndaj Kosovës

10 muaj më parë

nga NACIONALE

70 tifozë do të udhëtojnë për në Prishtinë për ta mbështetur kombëtaren e Rumanisë ndaj Kosovës.

"Dardanët" kanë nevojë për dy fitore në muajin qershor në mënyrë që të vazhdojnë garën për kualifikueset në "Euro 2024".

Fillimisht, Kosova do ta mirëpret Rumaninë në "Fadil Vokrri" e pastaj tre ditë më vonë do të jetë "mysafir" i Bjellorusisë.

Siç raporton "gsp.ro", 70 tifozë të Rumanisë kanë blerë biletë për të udhëtuar në Prishtinë për ndeshjen ndaj Kosovës.

"Para ndeshjes ndaj Zvicrës, kombëtarja e Rumanisë do të luajë në Kosovë më 16 qershor. Për ndeshjen në Prishtinë, Federata Rumune ka pranuar 500 bileta por deri më tani vetëm 70 janë shitur".

Mediumi në fjalë pretendon se situata në veri ka ndikuar që tifozët rumunë të mos i blejnë këto bileta.

"Numri kaq i vogël i mbështetësve të Rumanisë për ndeshjen ndaj Kosovës ka ardhur shkaku i tensionit në veri të rajonit".

Sidoqoftë, presidenti i Federatës Rumune Razvan Burleanu së fundmi ka thënë se FFK-ja e ka siguruar se nuk do të ketë asnjë rrezik.

"Jemi në dialog me zyrën e Rumanisë në Prishtinë, me Federatën e Futbollit të Kosovës gjithashtu edhe UEFA-n. Për momentin, mund të përfundojmë se nuk ka rrezik për ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës".

Kosova më 16 qershor me fillim nga ora 20:45 do ta pres Rumaninë, kurse pas tre ditëve do të udhëtojë për në Hungari që të përballet me Bjellorusinë.

Përndryshe, Kosova ka vetëm dy pikë në grupin I, kurse Rumania regjistroi dy fitore në muajin mars duke ndikuar të ketë gjashtë pikë aq sa Zvicra në kreun e tabelës.

Lajme të ngjashme