Rumania bën publike listën e të ftuarve ndaj Kosovës
Kombëtarja e Rumanisë ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet ndaj Kosovës, respektivisht Zvicrës.
Përzgjedhësi rumun Edi Iordanescu ka ndërtuar një listë ndryshe për këto dy ndeshje, duke ftuar lojtarët që kanë pasur më shumë minuta.
Iordanescu gjithashtu mesa duket ka kryer të gjitha analizat për Kosovën pasi ka ftuar plot 12 mesfushorë (mesfusha mbetet problemi kryesor i Kosovës).
Lista e plotë e Rumanisë:
Portierë: Stefan Tarnovanu, Marian Aioani, Horatiu Moldovan
Mbrojtës: Andrei Ratiu, Cristian Manea, Andrei Burca, Radu Dragusin, Ionut Nedelcearu, Adrian Rus, Mario Camora, Raul Oprut
Mesfushorë: Marius Marin, Tudor Balua, Vladimir Screciu, Darius Olaru, Nicolae Stanciu, Alexandru Cicaldau, Ianis Hagi, Deian Sorescu, Olimpiu Morutan, Florinel Coman, Dennis Man, Valentin Mihaila
Sulmues: George Puscas, Denis Alibec, Louis Munteanu
Kombëtarja e Rumanisë do të udhëtojë për në Prishtinë që të përballet me Kosovën më 16 qershor, kurse tre ditë më vonë do të luajë ndaj Zvicrës.
Kujtojmë, “Dardanët” kanë nevojë me patjetër për dy fitore këtë muaj që t’i afrohen kualifikimet përndryshe do të vështirësoheshin gjasat.
Kosova ka vetëm dy pikë deri më tani në grup, katër më pak se Rumania që ka arkëtuar gjashtë në muajin mars.