Rudiger: S’festojmë, luajtëm dobët - NACIONALE

Rudiger: S’festojmë, luajtëm dobët

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi i Real Madridit Antonio Rudiger thotë se nuk do të festojnë shkaku i paraqitjes së zbehët ndaj RB Leipzigut.

“Los Blancos” eliminuar klubin gjerman me rezultat të përgjithshëm 2:1, edhe pse Leipzig ishte skuadër më e mirë në të dy përballjet.

Të palumtur me paraqitjen janë ndarë edhe lojtarët, me Rudiger që ka deklaruar se as nuk do të festojnë.

“Ishim të ngadaltë, me zero intensitet. Nuk u futëm në sfida dhe në këso rastesh dënohesh në Ligën e Kampionëve”.

“Nuk festojmë këtë sfidë. Nuk festojmë sepse s’ka qenë paraqitje e mirë. Në fund të ditës ne kalojmë tutje por ka disa gjëra që duhet të flasim”, deklaroi ai për “CBS Sports”.

Real Madrid u kritikua tej mase për paraqitjen e dobët ndaj Leipzigut, e një ndër ta ishte edhe legjenda e Liverpoolit Jamie Carragher që deklaroi se klubi madrilen as s’është më një nga klubet më të mira në botë.

“RB Leipzig ishte larg skuadër më dominuese në dy ndeshjet. Aura e Real Madridit dhe Bernabeut i kualifikoi tutje”.

“Nuk është mirë në rrugën për ta fituar Ligën e Kampionëve. Real Madrid është mbrapa në epitetin e klubit më të mirë në botë në krahasim me Man Cityn, ndoshta edhe Interin dhe Arsenalin”.

Ndërkohë, më 15 mars Real Madrid do ta mësojë skuadrën me të cilët do të përballet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Lajme të ngjashme