Ruben Neves thotë se ishte pranë kalimit te Arsenali para transferimit te Al Hilali - NACIONALE

Ruben Neves thotë se ishte pranë kalimit te Arsenali para transferimit te Al Hilali

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish kapiteni i Wolvesit Ruben Neves ka treguar se ishte shumë afër kalimit te Arsenali para se t’i bashkohej Al Hilalit në Arabinë Saudite.

Mesfushori portugezi i dha fund qëndrimit gjashtëvjeçar te Wolves duke iu bashkuar Halilit në korrikun e vitit 2023 në një marrëveshje 47 milionë funte.

26-vjeçari megjithatë ka treguar se ishte afër të vazhdonte qëndrimin në Evropë, atë duke përmendur klubet si Arsenali dhe Barcelona.

“Isha afër tre klubeve dhe nuk ndodhi, gjë që më mërziti dhe pastaj më ndihmoi të merrja vendimin që të shkoja te Al Hilali”.

“Nuk dua të përmend të gjitha emrat, por ishte Barcelona më e “nxehta” dhe nuk ishte gënjeshtër. Ishte afër të ndodhte, njësoi si te Arsenali”.

“Pastaj ishte edhe një klub tjetër jashtë Anglisë. Pastaj erdhi kjo mundësi e artë (për të nënshkruar me Hilalin), nuk kisha asnjë hezitim për të nënshkruar. Isha i mendimit se ato transferime s’do të realizoheshin”.

Neves ka mahnitur në Arabinë Saudite, duke shënuar pesë gola në 35 paraqitje për klubin duke iu ndihmuar të jenë në kreun e tabelës në Ligën Arabe, shtatë pikë mbi Al Nassr.

Lajme të ngjashme