Ruben Amorim shpreh skepticizëm për transferimet e Manchester Unitedit në janar
Trajneri i Manchester Unitedit, Ruben Amorim, ka dhënë një mesazh duke treguar për planet afatgjata të klubit të Premierligës për afatin kalimtar, duke u treguar skeptik se diçka do të ndryshojë në janar.
Amorim, ka theksuar se Manchester United nuk duhet të përqendrohet vetëm te blerjet e reja për të përmirësuar ekipin. Ai ka nxitur një qasje më të matur dhe të përqendruar në zhvillimin e lojtarëve ekzistues.
Amorim ka përmendur se ndonëse transferimet mund të jenë të rëndësishme, vëmendja duhet të jetë gjithashtu te zhvillimi i lojtarëve që tashmë janë pjesë e skuadrës. Ai e ka theksuar këtë qëndrim duke e lidhur me një filozofi më të qëndrueshme dhe të menaxhuar mirë.
“Ideja jonë është gjithmonë të mbajmë lojtarët më të mirë dhe lojtarët që ndërtojmë për këtë klub, por ne e dimë se në çfarë pozicioni ndodhet klubi për momentin. Do të shohim. Më pëlqejnë shumë lojtarët, veçanërisht djemtë nga akademia. Unë me të vërtetë i dua lojtarët e mi, dua t'i mbaj ata, veçanërisht ata të talentuarit. Është një moment i vështirë, jam shumë i lumtur me Kobbie, ai po përmirësohet."
Trajneri portuganez ka përfunduar duke sugjeruar që për të pasur sukses të qëndrueshëm, klubi duhet të ndjekë një model të menaxhimit të lojtarëve, duke e balancuar nevojën për rinovim me investimet në zhvillimin e talentëve.
United do të përballet me Arsenalin në raundin e tretë të Kupës FA të dielën duke kërkuar të fitojë në Emirates Stadium për herë të parë që nga janari 2019.
Amorim ka premtuar se do të zgjedhë skuadrën e tij më të fortë pavarësisht se po përgatitet për ndeshjet vitale të Premierligës kundër Southampton dhe Brighton javën e ardhshme.
“Ne duam të vazhdojmë në Kupën FA”, tha Amorim. “Ne e dimë se në këtë fazë kemi një ndeshje vërtet të fortë, por ne duam të fitojmë dhe të vazhdojmë të përmirësojmë ekipin dhe performancën”.
Ai shtoi se një ndryshim në ekipin fillestar që mund të konfirmonte ishte përfshirja e Altay Bayindir në vend të André Onana.