Rrugës për t’u transferuar te Barcelona, Joao Felix mungon në stërvitjen e fundit të Atletico Madridit - NACIONALE

Rrugës për t’u transferuar te Barcelona, Joao Felix mungon në stërvitjen e fundit të Atletico Madridit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli portugez, Joao Felix, raportohet se ka munguar në stërvitjen e fundit të Atletico Madridit sot, që korrespondon me ditën e fundit të afatit kalimtar dhe spekulime të shumta e kanë lidhur atë me një kalim në çastet e fundit te Barcelona.

Sipas Jigantes, portugezi ka anashkaluar seancën stërvitore të ‘Rojiblancos’ të premten. Edhe pse burimet e klubit këmbëngulin se lojtari është i padisponueshëm për "arsye personale", spekulimet për një lëvizje të mundshme në klubin katalanas ka të ngjarë të shtohen pas mungesës së tij.

Edhe pse Barcelona po lufton me shqetësimet e Fair Play Financiar, Presidenti i klubit Joan Laporta këmbënguli se do të ketë më shumë se një nënshkrim para mbylljes së afatit. Përveç Felixit, Joao Cancelo i Manchester Cityt është afër ta konfirmojë kalimin te katalunasit, por një vonesë e mundshme në pagesë nga një prej marrëveshjeve të tyre komerciale thuhet se po i pengon transferimet.

Joao Felix

Me vetëm pak orë të mbetura në afatin kalimtar, Barcelona do të duhet të bëjë diçka të veçantë, në mënyrë që të jetë e mundur për të kompletuar nënshkrimet e Felixit dhe Cancelos.

Lajme të ngjashme