Rrugës për në Berlin: Sylvinho publikon listën me 25 lojtarë për ndeshjet e tetorit - NACIONALE

Rrugës për në Berlin: Sylvinho publikon listën me 25 lojtarë për ndeshjet e tetorit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Shqipërisë, në krye me trajnerin Sylvinho, kanë bërë të ditur listën prej 25 lojtarëve që do të jenë të disponueshëm për ndeshjet e tetorit, ku kuqezinjtë do të takohen me Çekinë dhe Bullgarinë. Me këta të parët në kuadër të kualifikimeve, ndërsa me bullgarët miqësore.

Trajneri brazilian që po bën punë shumë të mirë te Kombëtarja shqiptare deri më tani, pasi mbajnë vendin e parë në grupin E kualifikues për në Evropianin 2024, para skuadrave të mëdha si Çekia e Polonia.

Në listën e publikuar prej 25 futbollistëve, nuk ka ndonjë befasi të madhe dhe ka ndryshime të pakta nga ndeshjet e mëparshme, por ajo çka bie në sy është rikthimi i sulmuesit të Chelseat, Armando Broja, i cili la pas lëndimin në gjurin e tij dhe shënoi gol në fundjavë për londinezët në Premierligë.

Odise Roshi do të jetë një mungesë në këtë listë, për dallim nga ajo e kaluara. Kombëtarja kuqezi do të grumbullohet më 9 tetor siç njoftohet nga FSHF, me trajnerin Sylvinho të paraparë të dalë në një konferencë nesër (e shtunë).

Të dy ndeshjet, si ajo kualifikuese edhe ajo miqësore, do të zhvillohen në kryeqytet, pra në Air Albania Stadium.

Më 12 tetor zhvillohet përballja me Çekinë, që është kryesore dhe jetike për vazhdueshmërinë në grupin E, ndërsa pesë ditë më vonë e zhvillon takimin miqësor me Bullgarinë.

Lajme të ngjashme