Rrahmani: Jemi shumë të përgatitur për Lituaninë | Rrudhani: I dimë dobësitë e kundërshtarit, jemi përgatitur për tri pikë - NACIONALE

Rrahmani: Jemi shumë të përgatitur për Lituaninë | Rrudhani: I dimë dobësitë e kundërshtarit, jemi përgatitur për tri pikë

2 javë më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Kosovës sot ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në tokën dardane, para udhëtimit për në Lituani.

Dardanët do të përballen me Lituaninë pas dy ditësh (12 tetor) në udhëtim, ku sot do të udhëtojnë për në Kaunas.

Grupi ka vetëm një mungesë, me Leart Paqaradën që u kthye sot te klubi për shkak të lëndimit, ndërsa Aro Muric është bashkuar me grupin pasi nuk stërviti për dy ditë radhazi.

Stërvitja e sotme ishte fokusuar në aspektin taktik, ku u provuan skema të ndërveprimeve mes reparteve.

Pas stërvitjes u deklaruan Albion Rrahmani e Donat Rrudhani.

Rrahmani tha se janë të përgatitur për ndeshjen dhe synojnë ta nisin mirë muajin tetor, për ta vazhduar me fitore pastaj në Fadil Vokrri.

"Atmosfera shumë e mirë, jemi shumë të përgatitur për këtë ndeshje, shpresojmë në rezultat pozitiv që ta nisim mbarë në lojën e parë e pastaj në Fadil Vokrri t'i synojmë pikët e reja. E kemi analizuar kundërshtarin shumë mirë, jemi duke punuar në të gjitha pikat ku mendojmë se mund ta dënojmë kundërshtarin, ku besoj që jemi duke bërë shumë mirë dhe po presim deri në ndeshje për t'i bërë ato skemat që ne jemi duke i stërvitur."

Në anën tjetër, Rrudhani shtoi se e kanë analizuar mirë kundërshtarin dhe i dinë dobësitë e tyre, prandaj synojnë pikët e plota.

"Atmosfera është shumë e mirë, si gjithmonë kur të vij te Kosova. Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë, jemi stërvitur në mënyrë intensive këto ditë, kemi punuar shumë taktikisht njësoj si sot dhe gjithçka po shkon sipas planit. Lituaninë e kemi analizuar këto tre ditët e fundit, e dimë çka na pret, e dimë çfarë lojtarë e çfarë kualiteti kanë, i dijmë edhe dobësitë, kështu që besoj se jemi përgatitur mirë për t'i marrë tri pikë atje."

Kujtojmë se Kombëtarja e Kosovës pas ndeshjes me Lituaninë që zhvillohet më 12 tetor me fillim nga ora 15:00, do të nisën për në Kosovë, ku më 15 tetor e presin Qipron në Fadil Vokrri.

Lajme të ngjashme