Ronaldo vazhdon me kritikat: Glazers nuk u intereson klubi, Rooney dhe Neville nuk janë miqtë e mi
Janë bërë publike edhe disa deklarata të tjera të intervistës së fundit së Cristiano Ronaldos, ku ka vazhduar me kritikat për Manchester Unitedin dhe ish bashkëlojtarët Gary Neville e Wayne Rooney.
Në intervistë përballë Piers Morgan, portugezi deklaroi se Glazers që janë në kreun e Man Unitedit që sa vite nuk ju intereson fare klubi anglez.
“Glazers… atyre nuk iu intereson klubi, në aspektin sportiv. Manchesteri është një markë për ta”.
I pyetur për Rooney, pesë herë fituesi i Topit të Artë deklaroi se ka mbetur i befasuar me kritikat e këtij të fundit pasi para gjashtë muajve kishte qenë bashkë me të.
"Ishte para një viti ose gjashtë muajve. Ishim në shtëpinë time, ai mori fëmijët e tij këtu dhe ftoi Cristiano [Junior] të shkonte në shtëpinë e tij për të luajtur futboll”.
“Unë me të vërtetë nuk i kuptoj njerëz të tillë. Ose nëse duan të jenë në një kopertinë të gazetës në lajme ose duan punë të reja ose çfarëdo tjetër.”
Pas kësaj, ai theksoi se nuk e kupton ish bashkëlojtarin tjetër Gary Neville, duke deklaruar se ai po e përdor emrin e tij që të fitojë disa klikime.
Është e vështirë kur sheh njerëz që ishin në dhomën e zhveshjes me ty duke kritikuar në atë mënyrë. Unë mendoj se ata përfitojnë nga kjo [duke përdorur emrin e tij për të marrë më shumë klikime dhe shikime] sepse nuk janë budallenj”.
“Është e lehtë të kritikosh, nuk e di nëse ke një punë në televizion që duhet ta kritikojnë për të qenë më të famshëm. Unë me të vërtetë nuk e kuptoj atë”.
Pastaj shtoi se Neville dhe as Rooney nuk janë miqtë e tij, thjesht ish bashkëlojtarë që kanë luajtur se bashku.
“Ata nuk janë miqtë e mi, janë kolegë. Ata nuk do të vinë kur të hamë darkë se bashku”.
Sidoqoftë, ai dha lëvdata për dy ish bashkëlojtarët e tjerë si Rio Ferdinand dhe Roy Keane.
"Ata janë vërtetë djem të mirë, jo vetëm që flasin mirë për mua, por ishin edhe në dhomat e zhveshjes. Ishin futbollistë të mirë, e dinë si lojtarët mendojnë dhe qëndrojnë".