Ronaldo thotë se nuk do të befasohej nëse Mbappe kalon te Reali
Ronaldo Nazario, legjenda braziliane nuk do të ishte i befasuar ta shihte Kylian Mbappen që t’i bashkohej Real Madridit në verë.
Për të katërtin vit radhazi, francezi do të jetë në qendrën e vëmendjes me raportimet që sërish e dërgojnë në “Santiago Bernabeu”, derisa PSG po bën çmos ta bind të rinovojë.
Duke folur për “RMC Sport”, fituesi i Kupës së Botës 2002 shpjegoi se pse nuk do ta shihte si befasi kalimin e yllit francez te Reali.
“Madridi gjithnjë merr lojtarët më të mirë në botë, është filozofi që ka qëndruar për shumë vite dhe nuk është befasi që duan të vazhdojnë me lojtarët më të mirë”.
I pyetur për të ardhmen e Mbappes, Ronaldo shtoi: “Nuk e di nëse do t’i bashkohet Real Madridit, por është e vërtetë që e flet gjuhën spanjolle gati perfekt”.
“Nuk e di çfarë ka ndodhur, por kjo opera është duke vazhduar që një kohë të gjatë”.
U raportua se Real Madridi i kishte dhënë ultimatum Kylian Mbappes deri në mesin e janarit, mirëpo deri më tani francezi nuk është që ka kthyer përgjigje.
Mbappe zyrtarisht deklaroi se nuk po e mendon të ardhmen dhe është i fokusuar për të pasur sukses te PSG-ja, të cilët po luftojnë për të gjithë titujt pasi fituan Superkupën e Francës.