Ronaldo thotë se është kthyer aty ku e ka vendin, shihet i lumtur pranë bashkëlojtarëve
Cristiano Ronaldo thotë se është kthyer në vendin që i takon, pasi i nisi stërvitjet me Al Nassr për sezonin e ri, pas një periudhë të vështirë me Portugalinë në EURO 2024.
Ronaldo e shijoi pushimin e tij veror pas humbjes së Portugalisë në çerekfinale ndaj Francës në Euro 2024. 39-vjeçari pati një turne jo shumë të mirë, ku ai nuk arriti të shënonte dhe shumë venë në dyshim vlerën e tij për ekipin e Roberto Martinez. Megjithatë, ish-ylli i Real Madridit dukej në formë të shkëlqyer dhe ishte qartësisht i kënaqur që u kthye në Al Nassr këtë javë.
Krahas një mori fotosh të veteranit në stërvitjen e Al Nassr, ai shkroi në Instagram: "Kthehem në vendin që i takoj! 💪🏼".
Ndërsa shumë kanë thënë se forma e Ronaldos është në rënie të lirë, gjë që është e kuptueshme pasi ai i afrohet të 40-ave, ish-lojtari i Manchester United ka qenë golashënuesi më i mirë në Ligën Pro Saudite. Sezonin e kaluar ai shënoi 50 gola në 51 ndeshje dhe sezonin paraprak ai shtoi 14 në 19 ndeshje. Pra, ai ka më shumë për të dhënë për Al Nassr.
.jpg?auto=webp&format=pjpg&width=3840&quality=60)
Skuadra e Ronaldos, Al Nassr, do të përballet me Al Taawoun në gjysmëfinalen e Superkupës së Arabisë Saudite më 14 gusht, përpara se sezoni i ri i Ligës Pro të Arabisë Saudite të fillojë tetë ditë më vonë kundër Al Raed. Ata do të shpresojnë të luftojnë për titull dhe jo të përfundojnë sërish në vendin e dytë.