Ronaldo tallej me ushqimin e bashkëlojtarëve në Juventus - NACIONALE

Ronaldo tallej me ushqimin e bashkëlojtarëve në Juventus

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Cristiano Ronaldo e kishte zakon të tallej me ushqimet që bashkëlojtarët e tij në Juventus i hanin, ka zbuluar mesfushori brazilian Arthur.

Ronaldo, 38 vjeç, i kaloi tri sezone në Torino nga viti 2018 deri në vitin 2021, duke i shënuar mbi 100 gola për bardhezinjtë derisa i fitoi edhe dy tituj në Serie A.

Përfaqësuesi i Brazilit Arthur kishte rastin të luante përkrah pesë herë fituesit të Topit të Artë në Juventus dhe e pranon se Ronaldo kishte bërë më të mirën për ta rritur standardin kolektiv dhe t’i frymëzojë të gjithë brenda dhe jashtë fushës.

Si atlet dhe si person, ai është spektakolare. Ai tenton të përmirësohet çdo ditë”, tha Arthur për Mundo Deportivo.

Mbaj mend kur u takuam në Juventus, në dhomën e ngrënies, ai gjithmonë i shikonte pjatat e të tjerëve dhe bënte shaka për ushqimin që e hanim ne. Ai është shumë profesional. Kurrë më parë nuk e kam parë dikë me mentalitetin e tij”, shtoi ai.

Derisa Ronaldo ende po mbahet fort në Arabinë Saudite me Al Nassr, karriera e Arthurit ka ngecur.

Ai pati një huazim për t’u harruar në Liverpoolin sezonin e kaluar, duke luajtur vetëm 13 minuta për të kuqtë.

Arthur do të kthehet në Juventus tani, me të cilin ka kontratë deri më 2025, dhe beson se karrierën do ta kthejë në binarë.

“Do të kthehet në Torino, por afati kalimtar është shumë i gjatë dhe nuk e dimë se çfarë do të ndodhë. Dicka interesante mund të vijnë për mua dh Juventusin. Kam kontratë dhe e respektoj atë. Por do ta shohim”, nënvizoi ai.

Lajme të ngjashme