Ronaldo shënon gol të bukur, Portugalia me dy gola të shpejtë ndaj Lihtenshtajnit
Pas një pjesë të parë pa gola, Kombëtarja portugeze ka reaguar në 45 minutat e dyta, duke shënuar dy gola të shpejtë, me Cristiano Ronaldon e Joao Cancelon, që shënuan gola të bukur.
38-vjeçari Ronaldo po vazhdon me paraqitje fantastike, tani duke shënuar golin e radhës për kombëtaren e tij, në ndeshjen kualifikuese ndaj Lihtenshtajnit.
Zhvillohej minuta e parë e pjesës së dytë, kur Diogo Jota asistoi, dhe Ronaldo me një lëvizje të bukur doli në shans, për të shënuar gol të mrekullueshëm për 1:0.
11 minuta më vonë, saktësisht në minutën e 57-të, një dalje e bukur e Joao Cancelos në krah, ku dribloi bukur dhe shfrytëzoi daljen e portierit, për ta çuar epërsinë në 2:0.
Kujtojmë se Portugalia ka të gjitha fitore në grupin e saj dhe tashmë ka siguruar vendin e parë si dhe kualifikimin në EURO 2024.