Ronaldo pozon me çmimin e lojtarit të muajit, shpreson se ky është vetëm fillimi - NACIONALE

Ronaldo pozon me çmimin e lojtarit të muajit, shpreson se ky është vetëm fillimi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, u pa të pozonte me çmimin e lojtarit të muajit shkurt, me të cilin u shpërblye nga Liga Saudite, pas paraqitjeve mbresëlënëse gjatë muajit shkurt. Pasi pranoi dhe pozoi me çmimin ai tha se shpreson që ky të jetë një nga shumë çmimet në vazhdim.

Pas një fillimi të ngadaltë në Arabinë Saudite në muajin janar, Ronaldo shpërtheu në shkurt, duka na kujtuar lojtarin e viteve të arta, ku shënoi tetë gola, gjithashtu duke dhënë dy asistime. Këto paraqitje e kanë ndihmuar Al-Nassrin të ruajë vendin e tyre në krye të Ligës Pro Saudite me pesë fitore radhazi.

Image

Superylli 38-vjeçar duket se po shijon jetën e tij të re në Gjirin Persik dhe shpreson se çmimet për të nuk do të kenë të ndalur me skuadrën e re, duke shkruar në Twitter: "I lumtur që fitova çmimin e lojtarit të muajit shkurt për Ligën Saudite Roshan. Shpresoj që ky është vetëm i pari nga shumë tjerë! Krenar që jam pjesë e këtij ekipi."

Pozicioni i parë i Al-Nassr do të kërcënohet këtë javë kur ata të vizitojnë rivalët kryesorë të titullit Al-Ittihad të enjten.

Skuadra e tij triumfoi dje ndaj vendit të fundit Al Batin me rezultat 3:1, por Ronaldo dështoi të shënonte apo asistonte, teksa humbi një rast i vetëm me portën boshte.

Lajme të ngjashme