Ronaldo peng i një pezullimi në Angli, shtyhet debutimi i tij me Al Nassr - NACIONALE

Ronaldo peng i një pezullimi në Angli, shtyhet debutimi i tij me Al Nassr

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Cristiano Ronaldo ishte paraparë që të debutonte nesër. Megjithatë, kështu nuk do të ndodhë, pasi ylli portugez vuan një pezullim prej dy ndeshjesh që daton nga koha sa ishte pjesë e Manchester Unitedit.

Një dënim i pranuar në Premierligë, por që vlen edhe për Arabinë Saudite. Krejt papritur, kur gjithçka ishte bërë gati për debutimin e Ronaldos – “Daily Mail” njofton se diçka e tillë nuk do të mund të ndodhë.

Ronaldo ia kishte thyer telefonin një tifozi pas humbjes kundër Evertonin. Komisioni i Disiplinës në Federatës Angleze të Futbollit (FA) më pas e kishte dënuar me dy ndeshje moslojë. Ky dënim me gjasë do të ndikojë edhe në Al Nassr.

E përditshmja britanike thirret në rregulloren e FIFA-s, e cila parasheh që dënimet për shkak të sjelljeve antisportive duhet të aplikohen në formë të pavarur nga federata në të cilën angazhohet personi që vuan këtë dënim.

Po flasim për nenin 12:1 të rregullores së FIFA-s. Kështu që, “Daily Mail” pretendon që mu ky nen do t’i bëhet atij pengesë që të mos paraqitet në ndeshjen e nesërme kundër Al Tee.

Sipas informatave të siguruara nga gazeta britanike gjithçka ishte bërë gati për debutimin e yllit portugez. Madje, në “Msool Park” ishin shitur 28 mijë bileta. Një debutim ky që do të shtyhet deri në fund të muajit.

Në bazë të kalendarit të ndeshjeve në Arabinë Saudite, kjo do të thotë që ylli 37-vjeçar nuk do të mund të luajë deri më 21 janar, kur do të ndeshet ndaj Al Ettifaq.

Kështu, Ronaldo nuk do të jetë pjesë e skuadrës as për ndeshjen kundër Al Shabab, që është e paraparë në kalendar më 14 janar të këtij muaji.

Lajme të ngjashme