Ronaldo nuk ndalet, shënon gol të bukur për Al Nassr (VIDEO) - NACIONALE

Ronaldo nuk ndalet, shënon gol të bukur për Al Nassr (VIDEO)

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Cristiano Ronaldo edhe pse 39-vjeçar, nuk po di të ndalet. Pasi shënoi në 1/8 e finales disa ditë më parë, ai ka gjetur golin edhe në Pro Ligën Saudite, në ndeshjen që shënon fillimin e gjysmës së dytë të sezonit.

Al Nassr po përballet me Al Fateh në elitën saudite, me Ronaldon që ka shënuar golin e epërsisë për 1:0 në minutën e 17-të.

Ylli portugez mori një asist nga Al Ghannam, të cilin e konvertoi shumë bukur në gol.

Pasi ishte golashënuesi më i mirë për vitin 2023, ai po vazhdon të shënojë edhe këtë vit dhe mosha për të nuk është një pengesë.

Lajme të ngjashme