Ronaldo mungon në stërvitje me Portugalinë para përballjes me Korenë Jugore - NACIONALE

Ronaldo mungon në stërvitje me Portugalinë para përballjes me Korenë Jugore

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, ka munguar në stërvitjen e së mërkurës para ndeshjes së fundit në grup me Korenë Jugore.

Ronaldo nuk u stërvit me grupin, ai stërviti individualisht duke iu përmbajtur një programi të veçantë.

Cristiano Ronaldo Portugal 2022

37-vjeçari luajti nga fillimi në të dy ndeshjet, si me Ganën, ashtu edhe me Uruguain dhe nuk besohet që ka ndonjë lëndim në këtë fazë.

Portugalia është kualifikuar në raundin e 16 më të mirave, dhe trajneri Fernando Santos e ka luksin që ta pushojë sulmuesin për fazën tjetër.

Ai ka shqetësime serioze për lëndime diku tjetër, pasi që, Nuno Mendes, do të humbasë pjesën tjetër të Kupës së Botës për shkak të një dëmtimi në kofshë, pasi ai çaloi dhe doli me lot në sy gjatë fitores së Portugalisë ndaj Uruguait.

Nuno Mendes Portugal Uruguay 2022 World Cup

Danilo Pereira dhe Otavio gjithashtu munguan në seancën e fundit stërvitore të Portugalisë pasi po rikuperohen nga thyerjet e brinjëve dhe problemet muskulore, respektivisht.

Portugalia do të luajë ndeshjen e fundit të grupit me Korenë Jugore të premten, teksa në fazën e eliminimit direkt do ta presë njërën nga Zvicra apo Serbia.

Lajme të ngjashme