Ronaldo mund të luajë deri në vitin 2026, nuk përjashtohet paraqitja edhe në një Botëror
Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, ka dhënë shenja se mund të luajë deri në vitin 2026, duke përfshirë Kupën e Botës që zhvillohet në atë vit, një objektiv i çmendur i 38-vjeçarit, duke ditur se në atë vit do të ishte 41-vjeçar.
Në fillim të këtij viti Ronaldo u bë lojtari i parë që ka bërë 200 paraqitje në nivel ndërkombëtar. Megjithatë, sipas trajnerit të Portugalisë, Roberto Martinez, 38-vjeçari është i vendosur të arrijë në 250 paraqitje. Nëse ai do të arrijë atë moment historik, ai ka të ngjarë të luajë në finalet e Kupës së Botës 2026.
.jpg?auto=webp&format=pjpg&width=3840&quality=60)
Në një intervistë me ish-anësorin e Arsenalit, Freddie Ljungberg, Martinez ndau një bisedë që kishte me Ronaldon pasi u emërua trajner i Portugalisë. Ai tha: “Ai [Ronaldo] ishte shumë afër arritjes së 200 paraqitjeve, diçka që askush nuk e ka bërë më parë. I thashë [Ronaldos] janë 200 ndeshje që ju interesojnë apo jo? Ai tha, '250 më interesojnë mua'."
“250 caps interests me”@Cristiano had a surprise for Roberto Martinez when he took over as Portugal coach. pic.twitter.com/PjxFAI9mP7
— Freddie Ljungberg (@freddie) December 22, 2023
Ronaldo tani ka 205 paraqitje për Portugalinë - nëntë më shumë se rekordi i mëparshëm i vendosur nga Bader Al-Mutawa i Kuvajtit - dhe ka shënuar një rekord botëror 128 gola ndërkombëtarë. Nëse ai do të arrijë objektivin e tij me 250 ndeshje, ai ka të ngjarë të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026 në moshën 41-vjeçare.
.jpg?auto=webp&format=pjpg&width=3840&quality=60)
Ai mund të jetë 38 vjeç, por pesë herë Topi i Artë është gati të përfundojë vitin 2023 si golashënuesi më i mirë në botë me 53 gola për klubin dhe vendin. Me këtë në mendje, ndoshta nuk është aq e largët të imagjinohet superylli i Al Nassrit të luajë në Kupën e Botës së ardhshme, veçanërisht duke pasur parasysh faktin se Botërori mbetet një trofe i madh që ende i mungon atij.